Studio për kod dhe kamerë.

Blitz Media është studio kreative dhe teknologjike e Blitz Enterprises në Prishtinë. Ndërtojmë softuer dhe prodhojmë pamje për biznese në Kosovë, Gjermani, Austri dhe Zvicër.

Pse ekzistojmë

Shumica e bizneseve kanë nevojë për të dyja: një webfaqe që funksionon dhe pamje që tregojnë kush janë. Zakonisht kjo do të thotë një agjenci dizajni, një programues, një fotograf dhe një hostim që nuk komunikojnë me njëri-tjetrin.

E themeluam Blitz Media që gjithçka të vijë nga një vend. Kush e programon webfaqen tuaj e di cilat foto i duhen. Dhe kush e hoston është i njëjti person që e thërrisni kur doni të ndryshoni diçka.

Shërbimet

Gjithçka që i duhet prezencës suaj. Nga një ekip.

Nuk keni nevojë të koordinoni katër furnitorë. Ne planifikojmë, dizajnojmë, programojmë, fotografojmë dhe hostojmë.

Webfaqe

Webfaqe biznesi dhe landing page që gjenden në Google dhe sjellin kërkesa.

  • Shumëgjuhëshe
  • SEO lokale
  • Formularë kërkesash

Aplikacione web & portale

Portale klientësh, sisteme administrimi dhe aplikimi, të ndërtuara sipas mënyrës si punoni ju.

  • Portale & CRM
  • Llogari përdoruesish
  • PWA

Aplikacione Android

Aplikacione natyrore në Kotlin, nga aplikacioni i kohëve të namazit te një vegël streaming me 120 Hz.

  • Kotlin & Compose
  • Punon offline
  • Shpërndarje e vetë

Branding & dizajn

Logo, ngjyra, shkronja dhe shabllone, që të dukeni njësoj në webfaqe, Instagram dhe kartëvizitë.

  • Logo & identitet
  • UI/UX
  • Rrjete sociale & print

Foto & video

Portrete, foto produktesh, video promovuese dhe video të shkurtra për rrjete sociale, me montazh dhe ngjyrim.

  • Fotografi biznesi
  • Video promovuese
  • Reels & Shorts

Hostim & mirëmbajtje

E mbajmë webfaqen tuaj në serverët tanë në Gjermani. Për çdo pyetje na thërrisni direkt.

  • Serverë në Gjermani
  • SSL
  • Ndryshime & përditësime
Standardet tona

Si ndërtojmë.

/01

Ngarkim i shpejtë

Faqe të gjeneruara statikisht, pa skripte të panevojshme, shkronja të sistemit. Vizitorët nuk presin dhe Google e vlerëson.

/02

Privatësi e integruar

Pa cookies gjurmuese, pa rrjete reklamash, hostim në Gjermani.

/03

Ndërtuar për Google

Strukturë e pastër, të dhëna të strukturuara, faqe shumëgjuhëshe me hreflang dhe sitemap që në ditën e parë.

/04

E lehtë për t'u mirëmbajtur

Kod i tipizuar dhe strukturë e qartë, që një ndryshim pas një viti të jetë po aq i shpejtë sa sot.

Na tregoni për projektin tuaj.

Na shkruani ose na thërrisni. Merrni një vlerësim të sinqertë, edhe nëse përgjigjja është që nuk keni nevojë për ne.

Të dhënat e biznesit
Emri i biznesit
Albion I. Shabani B.I.
Emri tregtar
Blitz Enterprises
Themeluesi
Albion Shabani
Selia
Prishtinë, Kosova
NUI
812475433
Regjistruar
08.10.2026 · ARBK
Njoftimi i plotë ligjor →